Terroristët si presidenti rus Vladimir Putin dhe Hamasi palestinez kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike dhe prandaj duhet të mposhten, tha Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky sot në Bruksel.
“Terroristët si Putini apo Hamasi kërkojnë të mbajnë peng kombet e lira dhe demokratike”. Dhe ata duan pushtet mbi ata që kërkojnë lirinë. Terroristët nuk do të ndryshojnë. Ata duhet të humbasin. Dhe kjo do të thotë se ne duhet të fitojmë. Dhe ne do të fitojmë”, tha presidenti i Ukrainës.
Zelensky vuri në dukje sulmet terroriste ruse, të cilat filluan dimrin e kaluar kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
/abcnews.al