Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Tërheqja e rusëve nga e gjithë Ukraina, qëllimi ynë kryesor

schedule19:13 - 8 Maj, 2022

schedule 19:13 - 8 Maj, 2022

Presidenti Volodymyr Zelenskyy  është shprehur ditën e sotme se qëllimi kryesor i Ukrainës është që rusët të tërhiqen nga i gjithë territori i vendit. Ndërsa falënderoi anëtarët e G7-ës për mbështetjen e dhënë, lideri ukrainas shtoi po ashtu se qëllimi i Ukrainës është edhe që të mbrojë veten në të ardhmen.

Kujtojmë presidentit amerikan Joe Biden me liderët e G7-ës dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky kanë mbajtur sot një takim virtual.

Takimi, i cili u zhvillua qëllimisht një ditë përpara festimeve vjetore të “Ditës së Fitores”, fokusin e ka në zhvillimet më të fundit në pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, mbështetjen për Ukrainën dhe një demonstrim të “unitetit të vazhdueshëm të G7”, në përgjigjen e tyre kolektive.

Sanksionet do të jenë gjithashtu në rendin e ditës, tha një zyrtar për CNN. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!