Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me Papa Leoni XIV pas Meshës së inaugurimit të tij. Papa i ka ofruar Vatikanit si vend për të pritur bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.


Ai e përsëriti faktin se Ukraina është e gatshme për çdo dialog me qëllim që t’i jepet fund luftës.
“Ne jemi të gatshëm për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi Zelensky.


