Sulmet e fundit ruse po synojnë rrjetin hekurudhor të Ukrainës u shpreh Presidenti Volodymyr Zelensky.
Këto reagime vijnë pasi vendi përballet me krizën më të keqe energjetike, gjendur përballë një dimri të ftohtë pasi një seri sulmesh ruse dëmtuan infrastrukturën e saj energjetike.
“Ushtria ruse, ashtu si në ditët e mëparshme, po përqendron përpjekjet e saj në terrorizimin e zinxhirit të furnizimit, para së gjithash të rrjetit tonë hekurudhor”, tha Zelensky.
Sulmet ruse kanë goditur rrjetin hekurudhor në rajonet Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.
/abcnews.al/


