Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar këtë të martë Rostyslav Shurma nga posti i Zëvendës Shefit të Kabinetit të Presidentit.
“Rostyslav Shurma po shkarkohet si Zëvendës Shef i Zyrës së Presidentit të Ukrainës”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e internetit të presidentit ukrainas.
Rostyslav Shurma u emërua në postin e zëvendës shefit të kabinetit të Zelensky në nëntor 2021.
Dorëheqjen e ka dorëzuar sot edhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrimet evropiane dhe euroatlantike, Olga Stefanishina. Gjithashtu, kërkesë për dorëheqje bën dhe Ministri i Industrisë Strategjike Olesandr Kamishin, Ministri i Drejtësisë Denis Maljusik, Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore Ruslan Strilac dhe kreu i Fondit të Pronës Shtetërore Vitaly Koval./abcnews.al