Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zelensky shkarkon ambasadorët ukrainas në Gjermani, Hungari dhe disa vende të tjera

schedule19:17 - 9 Korrik, 2022

schedule 19:17 - 9 Korrik, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë, thuhet në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari. Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja.

Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën.



Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!