Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Sanksionet ndaj Rusisë të “dobëta”, ukrainasit po e paguajnë me jetë

schedule08:08 - 29 Mars, 2022

schedule 08:08 - 29 Mars, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në reagimin e tij në ditën e 34 të luftës ka bërë me dije se sanksionet e vendosura ndaj Moskës janë të ‘dobëta’.

Zelensky ndër të tjera në fjalët e tij të fundit është shprehur që ajo që shkaktoi gjithë këtë luftë meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë deri më tani me sulmet e saj në Ukrainë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.

“Ukraina nuk mund të pajtohet me pozicionin pasiv të sanksioneve për disa subjekte ruse. Mendoni se çfarë e shkaktoi gjithë këtë luftë. A nuk e meriton një embargo nafte për gjithçka që po bën dhe ka bërë ushtria ruse. Nëse paketat e sanksioneve janë të dobëta ose nuk funksionojnë mjaftueshëm rusët do të vazhdojnë të bëjnë atë që kanë bërë deri më tani, dhe ukrainasit po e paguajnë me jetët e tyre, me mijëra jetë. Ukrainasit nuk duhet të vdesin vetëm sepse dikush nuk mund të gjejë guximin e mjaftueshëm për t’i dorëzuar Ukrainës armët e nevojshme.”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!