Rusia do të vazhdojë sulmet në infrastrukturën të Ukrainës, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim, sipas CNN.
“Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se Rusia nuk ka hequr dorë nga taktikat e saj terroriste. Mungesa e sulmeve masive me raketa nënkupton se armiku po përgatitet dhe mund të godasë në çdo kohë,” tha Zelensky.
Ukraina është përpjekur vazhdimisht për të rivendosur energjinë pas sulmeve ruse, dhe Zelensky shtoi se Kievi “po bënte gjithçka për të sjellë në Ukrainë sa më shumë pajisje të jetë e mundur, të cilat mund të kompensojnë dëmin e shkaktuar nga sulmet me raketa”.
/abcnews.al


