Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për rritjen e rrezikut të një fatkeqësie bërthamore në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhai , i cili u u mor në kontrollin e forcave ruse në fillim të marsit, shkruan CNN.
Duke iu drejtuar një takimi të aleatëve nga e gjithë Europa veriore, Zelensky kujtoi katastrofën e Çernobilit.
“Nëse autoritetet sovjetike u përpoqën të fshehin katastrofën e Çernobilit dhe pasojat e saj, atëherë autoritetet ruse janë shumë më cinike dhe më të rrezikshme. Ata vetë bëjnë gjithçka për të maksimizuar rrezikun e një katastrofe bërthamore dhe po gënjejnë të gjithë botën për të fajësuar dikë tjetër, “tha ai.
Zelensky akuzoi Rusinë se e ka kthyer termocentralin bërthamor në një “fushë beteje”.
“Ushtria pushtuese ruse po përdor centralin bërthamor të Zaporizhzhia për terror dhe provokime të armatosura,” shtoi ai.
Presidenti ukrainas përsëriti gjithashtu kërkesën e tij që Rusia të shpallet një shtet terrorist dhe gjithashtu kërkoi sanksione më të ashpra. Rusia “thjesht nuk do të kishte një ushtri të gatshme luftarake në kushte moderne nëse nuk do të kishte pjesë të importuara.
Ukraina gjithashtu ka nevojë për furnizim të vazhdueshëm me armë në mënyrë që të detyrojë Rusinë që “më në fund të mendojë për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore”, tha Zelensky.
Deficiti mujor i Ukrainës është rreth 5 miliardë dollarë, tha ai.
“Ukraina ka nevojë për rindërtim. Tani. Dhe, sigurisht, ne duhet të përgatisim mbrojtjen për kushtet gjatë dimrit,” tha ai. “Mbështetja financiare për shtetin tonë, për buxhetin dhe për rimëkëmbjen e shpejtë është po aq jetike sa armët dhe municionet për ushtrinë tonë dhe sanksionet kundër Rusisë.”
/abcnews.al