Volodymyr Zelensky tha se Rusia po përgatitej të mobilizonte 300,000 trupa të tjera nga 1 qershori, gjatë një konferencë për shtyp me presidentin e Finlandës në Kiev.
Duke iu përgjigjur gjithashtu pyetjeve të gazetarëve se sa rekrutë do të mobilizohen në ushtrinë ukrainase këtë vit, kreu i shtetit thjesht vuri në dukje se “nuk na duhen gjysmë milioni”.
Rikujojmë se Presidenti finlandez Alexander Stub dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen afatgjatë të dy vendeve.
Gjithashtu Stub njoftoi vendimin e Finlandës për të dërguar ndihmë në Kiev në formën e pajisjeve ushtarake në vlerë 188 milionë euro.
/abcnews.al