Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Rusia po përgatit një ‘akt terrorist’ në uzinën Zaporizhzhia

schedule11:44 - 22 Qershor, 2023

schedule 11:44 - 22 Qershor, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky theksoi se agjencitë e inteligjencës kanë marrë informacione që tregojnë se Rusia po shqyrton një sulm terrorist në centralin bërthamor të Zaporizhzhia.

“Inteligjenca ka marrë informacione se Rusia po shqyrton skenarin e një akti terrorist në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, një akt terrorist me lëshimin e rrezatimit. Kanë përgatitur gjithçka.

Fatkeqësisht, më është dashur të kujtoj më shumë se një herë se rrezatimi nuk njeh kufij kombëtarë dhe se kë godet përcaktohet vetëm nga drejtimi i erës”, tha Zelensky.

Lideri ukrainas shtoi se informacioni po ndahej me aleatët dhe organizatat ndërkombëtare. “Këtë herë, nuk duhet të jetë si me Kakhovka : bota është paralajmëruar, prandaj, bota mund dhe duhet të veprojë”, shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!