Zelensky: Rusia po bombardon rrugët drejt centralit bërthamor

schedule08:27 - 31 Gusht, 2022

schedule 08:27 - 31 Gusht, 2022

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimet e qëllimshme të rrugëve drejt centralit bërthamor, duke e bërë më të vështirë për inspektorët e IAEA-së vizitën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia në jug të vendit, shkruan The Guardian.

Një këshilltar kryesor i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak, tha se Rusia po përpiqej ta detyronte misionin nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), të kalonte përmes Krimesë dhe pjesëve të rajoneve të Luhanskut dhe Donjeckut të pushtuara përkohësisht nga forcat e Moskës.

“Rusia po përpiqet të ndërpresë vizitën e misionit të IAEA-së në termocentralin bërthamor duke simuluar operacione luftarake në Energodar dhe duke bombarduar zonën pranë termocentralit bërthamor”, tha ai.

Pushtuesit nuk e kanë braktisur impiantin, po vazhdojnë bombardimet dhe nuk po tërheqin armët dhe municionet nga vendi. Ata po frikësojnë personelin tonë. Rreziku i një katastrofe bërthamore për shkak të veprimeve ruse nuk po zvogëlohet as për një orë”, shtoi ai.

“Një çmilitarizimi i menjëhershëm dhe total në Zaporizhzhia është i nevojshëm menjëherë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!