Rusia është përjashtuar nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky në një reagim në rrjete sociale ka thënë se kjo ka ndodhur për herë të parë në histori, duke shtuar se tashmë epoka e ndikimit rus ka mbaruar.
Gjithashtu Zelensky thekson se terroristët rusë nuk kanë vend në krye të organizatave.
“Për herë të parë në histori, Rusia u përjashtua nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Epoka e ndikimit rus ka përfunduar. Terroristët rusë nuk kanë v end në krye të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera Zelensky.
Më tej shprehet se roli ndërkombëtar i Rusisë vetëm do të dobësohet.
/abcnews.al/