Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky: Rusia ka sulmuar portet e Ukrainës 7 herë që kur u tërhoq nga marrëveshja e grurit

schedule07:21 - 17 Gusht, 2023

schedule 07:21 - 17 Gusht, 2023

Një sulm me dron gjatë natës të mërkurën në Odesa të Ukrainës shënoi herën e shtatë që Rusia ka shënjestruar portet ukrainase që kur Moska u tërhoq nga marrëveshja e grurit në Detin e Zi. Kështu u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të mërkurën gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes.

“Terroristët rusë shënjestruan përsëri portet tona. Infrastruktura jonë, e cila është e përfshirë në sigurimin e sigurisë ushqimore jo tonën, por të përbashkët — globale. Në vetëm një muaj që nga përpjekja e Rusisë për të shkatërruar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi, ky ishte sulmi i 7-të, masiv rus sot.

Porti i Renit, porti i Izmailit, porti i Pivdennyit, porti i Odesës, porti të Chornomorsk, Mykolaiv – çdo sulm rus ndaj tyre është një goditje në çmimet globale të ushqimit, një goditje në stabilitetin social dhe politik në Afrikë dhe Azi.”, tha ai.

Portet e vogla në lumin Danub janë bërë jetike për eksportet e grurit ukrainas pas pezullimit së marrëveshjes së drithit në Detin e Zi muajin e kaluar. Zyrtarët ukrainas thonë se forcat ruse po synojnë qëllimisht infrastrukturën portuale në lumë, si pjesë e përpjekjeve për të bllokuar eksportet – duke paraqitur një kërcënim për sigurinë ushqimore në vendet në zhvillim që mbështeten në grurin ukrainas.

“Gjërat themelore që i japin çdo shoqërie një jetë normale janë ushqimi në tryezat e familjeve. Asnjë terrorist tjetër në botë, përveç Rusisë, nuk ka sulmuar ndonjëherë kaq hapur dhe qëllimisht sigurinë e kaq shumë kombeve në të njëjtën kohë. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj. Të gjithë ne! Ne duhet ta kundërshtojmë këtë – në mënyrë aktive, me përpjekje të përbashkëta.”, tha Zelensky./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!