Zelensky: Refuzimi i Macron për ta cilësuar gjenocid atë që po ndodh në Ukrainë, dhemb shumë

schedule14:19 - 14 Prill, 2022

schedule 14:19 - 14 Prill, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur keqardhje për refuzimin e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, për ta cilësuar gjenocid atë që ndodh në Ukrainë, sipas la repubblica.

“Nëse janë të vërteta, fjalët e tij na lëndojnë shumë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp me krerët e shteteve të Polonisë, Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.

Presidentët e katër vendeve fqinje me Rusinë, vizituan Kievin, në një shenjë mbështetjeje për Ukrainën, pasi Presidenti Putin u zotua se do të  vazhdojë ofensivën e përgjakshme 7 javore deri në “përfundimin e plotë”.

Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të gjitha vende të NATO-s, janë të shqetësuara se mund të përballen me një sulm të ngjashëm nga Rusia në të ardhmen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!