Volodymyr Zelenskyy ka folur me Joe Biden për ngjarjet dramatike të djeshme.
Gjatë telefonatës, presidenti ukrainas tha se rebelimi i shkurtër ,gjatë së cilës trupat nga Grupi Wagner u drejtuan për në Moskë, kishte ekspozuar dobësinë e sundimit të Vladimir Putin.
Në një deklaratë, Zelenskyy bëri thirrje që të ushtrohet presion global ndaj Rusisë.
Ai tha gjithashtu se ai dhe presidenti i SHBA kishin diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit të mbrojtjes, me theks në armët me rreze të gjatë./abcnews.al