Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky propozon pesë vende për bisedimet me Rusinë

schedule22:28 - 30 Gusht, 2025

schedule 22:28 - 30 Gusht, 2025

Ndërsa presidenti amerikan është shprehur me rezerva lidhur me mundësinë e mbajtjes së një takimi mes Ukrainës dhe Rusisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur pesë vendet që, sipas tij, mund të shërbejnë si vendtakime të mundshme për zhvillimin e bisedimeve, raporton Sky News.

Pas samitit të fundit në Uashington, Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtuar përpjekjet për të organizuar një takim me Rusinë, por Moska vazhdon të kundërshtojë.

Në mes të spekulimeve të shumta për vendndodhjen e mundshme të takimit, duke pasur parasysh se ndaj presidentit rus Vladimir Putin është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar Zelensky, në fjalimin e tij të përditshëm, ka përmendur pesë vende si opsione të mundshme: Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin dhe Zvicrën.



Zelensky shtoi gjithashtu se këshilltari i tij i lartë, Andrii Yermak, ndodhet aktualisht në Shtetet e Bashkuara ku po zhvillon takime me të dërguarin special amerikan, Steve Witkoff. Ndërkohë, vetë presidenti ukrainas ka planifikuar të udhëtojë drejt Evropës gjatë javës për takime të tjera diplomatike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!