Zelensky presion Perëndimit: Mos prisni të nisë Lufta e Tretë Botërorë që të mbyllni qiellin për, do të jetë shumë vonë

schedule23:02 - 10 Mars, 2022

schedule 23:02 - 10 Mars, 2022

Volodymyr Zelensky i dërgoi një mesazh të ri Perëndimit në një intervistë për rrjetin britanik Sky News , duke bërë thirrje për vendosjen e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, me qëllim ndalimin e bombardimeve ruse dhe mbrojtjen e civilëve.
Madje, ai nuk ngurroi të thoshte “Kur Lufta e Tretë Botërore të nisë, atëherë Perëndimi do aplikojë zonën e ndalimit të fluturimeve. Por do të jetë shumë vonë.”

Presidenti ukrainas kritikoi “pavendosmërinë e Perëndimit për të mbyllur qiejt” dhe i pyetur nëse kjo mund t’i përkeqësonte gjërat, duke çuar në përshkallëzim dhe konflikt të drejtpërdrejtë NATO-Rusi, ai u përgjigj: “Më keq për kë? Për familjet tona?. Për ata; Kush e di; Askush nuk e di. Por ne e dimë se tani gjërat janë shumë keq. Dhe në të ardhmen do të jetë shumë vonë. Më besoni nëse situata zgjatet, do ta shihni. Ata do të mbyllin qiellin, por ne do të humbasim miliona njerëz. Lufta e Tretë Botërore do të fillojë dhe vetëm atëherë do të bëni një zonë ndalim-fluturimi. Por do të jetë shumë vonë”.

“Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrorizmi, atëherë duhet të zgjidhni. Mos prisni që t’ua kërkoj unë,” tha ai .

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina nuk mund t’i japë fund luftës e vetme .

Duke folur për rrethimin e Mariupolit, Zelensky tha se Rusia “po i trajtonte ukrainasit si kafshë, duke bllokuar aksesin në nevojat themelore”.
Presidenti ukrainas tha në një fjalim të ri të enjten pasdite se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, ishin vrarë në sulmin në Mariupol, i cili ka ngjallur dënime ndërkombëtare, me ministrin e Jashtëm të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke denoncuar krimet e luftës. Rusia nga ana e saj po dërgon mesazhe konfuze, me një sërë deklaratash që variojnë nga mohimet agresive deri tek kërkesa e Kremlinit për sqarime./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!