Zelensky: Po punojmë për vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë

schedule08:46 - 21 Prill, 2022

schedule 08:46 - 21 Prill, 2022

Në një fjalim  në ditën e 56-të të luftës, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Bashkimi Europian po planifikonte një paketë të gjashtë sanksionesh ndaj Rusisë, shkruan BBC.

“Ne po punojmë për një paketë më të ashpër për të goditur makinën ushtarake ruse dhe shtetin rus në tërësi,” tha Zelensky, duke shtuar se ai kishte biseduar me  presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për çështjet mbrojtëse dhe financiare, si dhe sanksionet.

“Në veçanti, sanksionet do të ofrojnë kufizime në sektorin energjetik të Rusisë, sektorin bankar, eksportet, importet dhe transportin”.

Ai përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një embargo të plotë ndaj furnizimeve ruse të naftës.

Zelensky tha se ai foli me Michel për për krizën ushqimore dhe energjitike në Europë dhe mundësinë e rifillimit të eksporteve bujqësore ukrainase dhe bllokimin e Rusisë për të shantazhuar Europën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!