Zelensky: Po përpiqemi për të evakuuar ushtarët nga fabrika e çelikut në Mariupol

schedule12:07 - 7 Maj, 2022

schedule 12:07 - 7 Maj, 2022

Të premten u evakuuan 50 civilë të tjerë, duke përfshirë 11 fëmijë, nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol, në një operacion të koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq, sipas BBC.

“Ne shpresojmë që së shpejti ata do të jenë në gjendje të arrijnë në një zonë të sigurt pas dy muajsh bombardimesh”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në fillim të kësaj jave u vlerësua se 200 civilë ishin ende të bllokuar brenda fabrikës së çelikut – bastioni i fundit i mbetur ukrainas në qytetin port, i cili tani është kryesisht në duart e forcave ruse.

Zelensky tha se po bëhen përpjekje diplomatike për të evakuuar civilët dhe personelin e mbetur ushtarak – me evakuimet që pritet të rifillojnë sot. Ai tha se qeveria e tij “po punonte mbi opsionet diplomatike për të shpëtuar ushtrinë tonë që ka mbetur e bllokuar në Azovstal”.

/abcnews.al