Gjatë një interviste me Scott Pelly të CBS, presidenti ukrainas tha se nuk do t’i japë asnjë territor Rusisë, as në këmbim të paqes, shkruan BBC.
Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se ai kurrë nuk do ta njohë Krimenë si territor rus, pavarësisht se gadishulli u aneksua nga Rusia në 2014. Zelensky, shpjegoi gjithashtu edhe arsyet pse vendosi të mos largohej nga Ukraina pas pushtimit rus.
“Unë nuk pretendoj se jam një hero. Unë e dua familjen time. Dua të jetoj edhe shumë vite të tjera, por duke zgjedhur midis arratisjes dhe të qenit me njerëzit e mi, jam gati të jap jetën time për vendin tim.”
Zelensky tha se i shpjegoi gruas dhe fëmijëve të tij se duhej të qëndronte sepse ai është presidenti i Ukrainës dhe familja e tij e mbështeti vendimin e tij.
/abcnews.al