Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky nënshkruan dekretin/ Sanksionon 192 persona, kryesisht rusë

schedule21:50 - 2 Korrik, 2023

schedule 21:50 - 2 Korrik, 2023

Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky nënshkroi të shtunën një dekret për vendosjen e sanksioneve për 10 vjet ndaj 192 individëve, kryesisht shtetas rusë.

Sanksionet e fundit prekin gjithashtu 291 persona juridikë, duke përfshirë fabrikat dhe bizneset ruse. Gjithashtu, kompanitë bjelloruse, gjeorgjiane dhe kazake u futën në listën e zezë, shkruan Tass.

Dekreti përkatës, duke vënë në fuqi vendimin e sanksioneve nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, u publikua në faqen e internetit të presidentit ukrainas.

Midis ndërmarrjeve të tjera ruse, 17 rafineri të naftës, përfshirë ato të lidhura me kompanitë kryesore të naftës Lukoil dhe Gazprom Neft, u sanksionuan për dekadën e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!