Zelensky në Tiranë, ministri Hasani: Moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën

schedule23:27 - 27 Shkurt, 2024

schedule 23:27 - 27 Shkurt, 2024

Presidenti i Ukrainas Volodymir Zelensky ka mbërritur këtë të martë në Tiranë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X, ku shprehet se është nder që Tirana pret presidentin ukrainas, duke shtuar se ky është edhe një moment kyç për marrëdhëniet mes vendeve.

“Nder i madh për të pritur Presidentin @ZelenskyyUa për në Tiranë. Një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë.”, shkruan Hasani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!