Zelensky në Tiranë/ Kollçaku: Vizitë historike. Shqipëria, ndër 5 kontribuesit më të mëdhenj për Ukrainën

schedule13:29 - 27 Shkurt, 2024

schedule 13:29 - 27 Shkurt, 2024

Një vizitë historike e ka konsideruar deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ardhjen në Tiranë të presidentit ukrianas, Volodymyr Zelensky, me rastin e organizimit të samitit për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kollçaku u shpreh se aktualisht, Zelensky është lideri me mbështetjen më të madhe botërore.

Sipas tij, Shqipëria, në proporcion me ekonominë e saj, është ndër 5 kontribuesit më të mëdhenj për Ukrainën.

“Vizita e Zelensky eshte një vizitë historike, është lideri me mbështetjen më të madhe botërore sot për sot. Ai vjen në Shqipëri në samitin e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës, për të garantuar mbështetje më të thellë, më të fortë për Ukrainën. Për vendin tonë, merr rëndësi që jemi drejtues të këtij samiti. Është konfirmim i rolit dhe mbështetjes së Shqipërisë për kauzën ukrainase, vijimi i mbështetjes që kemi dhënë në Këshillin e Sigurimit, por edhe në vijim, sepse Shqipëria nga janari i këtij viti, është anëtare e të drejtave të njeriut. Është vizitë shumë e rëndësishme. Në fillim të marsit edhe kongresi amerikan do të miratojë fondin prej 60 miliardë dollarësh.

Nuk është sekret te thuhet, Shqipëria në proporcion me ekonominë, është një ndër 4-5 kontribueset më të mëdha për Ukrainën. Besoj se do të ketë të bëjë më shumë me ndihma ushtarake, trajnime, ndihma të ndërsjella. Kemi dhënë kontribute sensitive për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Unë besoj se edhe vende të tjera do të konfirmojnë mbështetjen për Ukrainën, që të marrë ftesën për në aleancë. Në të ardhmen, edhe Ukraina do të jetë pjesë e pandarë. Ata po bëjnë luftën e tyre, por edhe luftën tonë.

Unë nuk kam informacion për këtë. Do dëshiroja që të ishte e vërtetë. Forcat e Armatosura janë të lidhur ngushtë me Forcat e Armatosura të Ukrainës, në mënyra të ndryshme. Nëse baza e  Kuçovës do të bëntë këtë trajnim, do ishte një lajm i mirëpritur. Kjo është arsyeja pse kjo bazë është ngritur”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!