Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që kundërshton paqen

schedule12:47 - 19 Nëntor, 2024

schedule 12:47 - 19 Nëntor, 2024

Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Evropa të bashkohet për të shtyrë Rusinë dhe për t’i dhënë fund luftës, gjatë fjalimit të tij në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit Evropian për Ukrainën, dhe ndërsa sot shënon 1000 ditë që kur Putin urdhëroi trupat e tij të pushtonin vendi fqinj.

Zelenskiy përmes një lidhje me deputetët e Parlamentit Evropian, dërgoi mesazhet e veta.

“Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës, faleminderit që thirrët këtë takim urgjent në ditën e mijë të luftës në Ukrainë. Çdo ditë e kësaj lufte tradhëton vlerat tona evropiane. Ne kemi vërtetuar se këto vlera nuk janë abstrakte dhe se mbrojnë njerëzit e vërtetë”, tha presidenti ukrainas.

“Unë ju kërkoj të mos harroni atë që Evropa është në gjendje të bëjë… ne jemi të aftë të shtyjmë Rusinë. Ajo që ne kërkojmë është paqe, asgjë më shumë. Rusia është e vetmja që kundërshton paqen”, vazhdoi Zelensky .

Së bashku kemi arritur shumë, por nuk duhet të kemi frikë të bëjmë edhe më shumë. Putini ka vetëm një qëllim: ta fitojë këtë luftë. Nuk do të ndalet më vete. Sa më shumë kohë të ketë, aq më keq do të bëhen kushtet”, këmbënguli Zelensky, përpara se të përfundonte: “Le ta bëjmë vitin e ardhshëm vit paqeje. Faleminderit për ndihmën tuaj, faleminderit për besimin tuaj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!