Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Vendet që mbështesin agresionin rus duhet të pezullohen nga OKB

schedule17:48 - 20 Shtator, 2023

schedule 17:48 - 20 Shtator, 2023

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenky, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit, theksoi se vendet që mbështesin luftën duhet të pezullohen nga OKB. Lideri ukrainas theksoi gjithashtu se Asambleja e Përgjithshme duhet të ketë ‘pushtetin’ për të tejkaluar vetot që mund të vihen nga vende specifike.

“Asamblesë së Përgjithshme i duhet dhënë pushteti për të tejkaluar veton. Do të ishte i nevojshëm për të ndalur luftën. Dy të tretat e votave reflektojnë vullnetin e përgjithshëm të vendeve nga bota, vetoja duhet të tejkalohet dhe kjo rezolutë duhet të jetë e detyrueshme për të gjitha shtetet.

Hapi i dytë, duhet të japë llogari plotësisht të gjitha vendet e botës. Pres propozime nga udhëheqësit që të kenë përfaqësi në KS, përbërja duhet të reflektojë realitetet e vërteta. Ukraina e konsideron të padrejtë faktin që miliarda nuk kanë përfaqësues të përhershëm në KS. Duhen marrë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në Evropë, konkretisht Gjermania është shndërruar në një prej garantuesve kyç të paqes dhe sigurisë.

Kjo është fakt. Gjermania meriton vend në anëtaret e përhershëm të KS. Nuk duhet ta kufizojmë vëmendjen tek ata që ulen në nivele më të larta. Duhet të ketë një zgjerim të qasjes në organizma të tjerë pjesë e KS. Çdo pjesëmarrje në KS duhet pezulluar për atë shtet që mbështetet tek agresioni kundër shteteve të tjera në kundërshtim me kartën e OKB”, tha presidenti ukrainas gjatë fjalës së tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!