Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky në Jordani, synon të forcojë mbështetjen nga vendet e Gjirit

schedule20:32 - 29 Mars, 2026

schedule 20:32 - 29 Mars, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Jordani, në kuadër të një turneu në vendet e Gjirit. Zelensky synon forcimin e lidhjeve mbrojtëse dhe sigurimin e mbështetjes së re për Ukrainën.

Vizita vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, teksa tensionet në rajon janë rritur për shkak të zhvillimeve që lidhen me Iranin.

Në këtë kontekst, Zelensky po përpiqet të zgjerojë bashkëpunimin me fuqitë rajonale dhe të sigurojë mbështetje financiare dhe ushtarake.



Udhëheqësi ukrainas kërkon të bindë shtetet e Gjirit të kontribuojnë në përpjekjet e Ukraina për t’u përballur me agresionin rus, në një kohë kur ndihma ushtarake nga partnerët perëndimorë mbetet e pasigurt.

Përveç aspektit ushtarak, Kievi po përballet edhe me sfida ekonomike, duke u përpjekur të mbulojë deficitin buxhetor dhe të financojë prodhimin vendas të armëve, si pjesë e strategjisë për të rritur vetë-mjaftueshmërinë në mbrojtje.

Ky turne pritet të përfshijë takime me liderë rajonalë, me fokus në bashkëpunimin strategjik dhe mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!