Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi dekrete për vendosjen e sanksioneve, me propozim të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes (NSD), kundër personave juridikë dhe fizikë që sigurojnë funksionimin e infrastrukturës së aviacionit të Rusisë, si dhe kundër bashkëpunëtorëve.
“Sot nënshkrova disa vendime të reja. Pothuajse 150 subjekte, persona juridikë dhe fizikë që sigurojnë funksionimin e infrastrukturës së aviacionit të Rusisë janë sanksionuar.
Gjithashtu, një paketë tjetër sanksionesh është kundër bashkëpunëtorëve, të cilët kanë punuar në favor të luftës”, tha Zelensky.
/abcnews.al