Zelensky minimizon humbjen e Avdiivka

schedule09:32 - 22 Shkurt, 2024

schedule 09:32 - 22 Shkurt, 2024

Volodymyr Zelensky ka minimizuar humbjen e Ukrainës në qytetin lindor Avdiivka. Por ai pranoi se viti i kaluar ishte “i ndërlikuar” për Ukrainën, në një intervistë me Fox Neës.

“Gjatë këtyre dy viteve ne kemi marrë në kontroll një pjesë të rajonit të Kharkiv. Tani jemi në këtë rajon dhe zhbllokuam Detin e Zi. Ne kemi shkatërruar shumë anije të tyre të flotës ruse.

“Kjo është ajo që ne bëmë gjatë dy viteve. Dhe çfarë mund të bënin ata? Vetëm ky vend. Por për çfarë?”, theksoi Zelensky.

Avdiivka shtrihet nëntë milje në veriperëndim të qytetit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia dhe analistët rusë thonë se marrja në kontroll e saj do të parandalojë bombardimin e Ukrainës nga Donetsk.

Zelensky shprehu gjithashtu pakënaqësi me ngadalësimin e ndihmës perëndimore për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

“Duhet të jemi më të shpejtë. Kjo do të thotë të humbasim të gjithë burokracinë. Përndryshe nuk do të kemi asnjë shans”, përfundoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!