“Mbi 90% e Mariupolit është shkatërruar”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një mesazh në Twitter, duke shpërndarë një video që krahason imazhet e qytetit para luftës dhe fotografitë e fundit satelitore të publikuara nga Google, të cilat tregojnë shkatërrimin e ndërtesave.
Mariupol.
Almost half a million people once lived there. And now there are almost no intact houses left. The ?? terrorist state did everything to kill this city. Over 90% of Mariupol is destroyed. pic.twitter.com/dgFkAedbC7— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) April 29, 2023
“Mariupol. Pothuajse gjysmë milioni njerëz jetonin dikur atje. Dhe tani nuk ka pothuajse asnjë shtëpi të paprekur.
Shteti terrorist bëri gjithçka për të vrarë këtë qytet”, shkroi lideri ukrainas.
/abcnews.al