Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në “Ditën e Rezistencës ndaj Pushtimit të Krimesë” foli për agresioni rus, duke u shprehur se kur lufta nisi në Krime, ‘bota mbylli sytë’.
Zelensky u shpreh kritik në qëndrimin e tij, duke kujtuar se si nisi pushtimi i Krimesë, për të cilën tha se ishte edhe nisja e luftës.
“Bota e këshilloi Ukrainën të heshtë” dhe bëri “një sy qorr”. Kur themi se agresori nuk duhet të marrë asnjë shpërblim për luftën, në mënyrë që paqja të zgjasë vërtet, të gjithë duhet ta kuptojnë se këto nuk janë vetëm fjalë. Fatkeqësisht, bota tashmë pati mundësinë ta verifikonte këtë dymbëdhjetë vjet më parë”, tha më tej presidenti ukrainas.
Ai shtoi se mosinteresimi i udhëheqësve botërorë ishte “pikërisht arsyeja pse Putin filloi të besonte se mund të zhvillonte një luftë shumë më të madhe dhe të përballej me Perëndimin edhe më agresivisht”.
When we say that the aggressor must not receive any reward for the war, so that peace can truly last, everyone must understand – these are not just words. Unfortunately, the world already had the chance to verify this twelve years ago. Russia’s war against Ukraine began with the… pic.twitter.com/nc6ueEV8zU
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2026


