Zelensky konfirmon suksesin: Flamuri ukrainas valvitet në Lyman

schedule22:25 - 1 Tetor, 2022

schedule 22:25 - 1 Tetor, 2022

Në fjalimin e tij të natës të shtunën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky konfirmoi tërheqjen e forcave ruse nga qyteti strategjik i Donetskut, Lyman.

“Flamuri ukrainas është tashmë në Lyman, rajoni Donetsk. Luftimet vazhdojnë ende atje. Por nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë ‘pseudo-referendumi’ atje”, tha Zelensky.

Zelensky gjithashtu theksoi se edhe më shumë zëra në botë janë bashkuar në dënimin e pseudo-referendumeve dhe përpjekjes së Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës.

Presidenti vuri në dukje një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, shkruan CNN.

Zelensky tha se ai pa mëdyshje ishte dakord me Guterresin se Rusia shkel qëllimet dhe parimet e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe se “pseudo-referendumet” dhe tentativa për aneksim nuk do të kenë asnjë forcë ligjore.

“Kur fjalë të tilla dëgjohen në nivelin më të lartë në OKB, të gjithë në botë kuptojnë gjithçka”, shtoi Zelensky.“Dhe nuk ka një të drejtë të tillë vetoje në Rusi që mund të ndalojë ose anulojë këtë kuptim të botës.” 

“Bota nuk do të lejojë që kohët e pushtimeve koloniale, aneksimeve kriminale dhe arbitraritetit total të kthehen në vend të ligjit ndërkombëtar”, përfundoi Zelensky. /abcnews.al