Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se kjo javë do të jetë e rëndësishme për vendin e tij teksa po afron viti i ri dhe lufta ende vazhdon. Gjatë një fjalimi, Zelensky tha se periudha është kritike pasi “ne po hyjmë në vitin e ardhshëm dhe duhet të ruajmë qëllimet tona kombëtare”.
“Sigurisht, bëhet fjalë për çlirimin e tokës tonë nga armiku, rikthimin e popullit tonë në shtëpi, hapjen e mundësive të reja për Ukrainën në botë, të gjitha këto janë detyra për të ardhmen e afërt. Dhe jo vetëm për shtetin, por edhe për secilin prej nesh”, tha Zelensky.
Zelensky tha se së shpejti do të paraqesë pikëpamjen e tij mbi “zbatimin e këtyre detyrave” në mesazhin e tij vjetor drejtuar parlamentit ukrainas.
Ai shtoi se kjo do të jetë një deklaratë për situatën e jashtme dhe të brendshme në Ukrainë.
“Unë dua që ky mesazh të mos jetë një raport, por dialogu ynë për vitin e ardhshëm”, tha Zelensky.
/abcnews.al