Zelensky: Kjo do të jetë lufta e fundit!

schedule11:47 - 4 Maj, 2023

schedule 11:47 - 4 Maj, 2023

Presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij, vazhdoi të përsëriste faktin se vetëm një gjykatë do të mund t’i kërkonte llogari Putinit për krimet e tij në Ukrainë.

Ai tha se kjo luftë ishte padrejtë ndaj brezave të ardhshëm dhe se nuk mund t’i lëmë ata me probleme që nuk mund t’i zgjidhin.

“Gjykatat në Ukrainë do të bëjnë të pamundurën që të gjithë personat që kanë kryer krime të mbajnë përgjegjësi,” theksoi Zelensky duke falënderuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Zelensky falënderon sërish lidershipin politik holandez që kanë mbështetur Ukrainën në këtë rrugë.

Presidenti ukrainas tha se kjo do të ishte lufta e fundit në Ukrainë, duke mbyllur fjalimin me sloganin e tij tashmë të njohur “”slava Ukraini”, që do të thotë “lavdi Ukrainës”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!