Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidenti kinez Xi Jinping këtë të mërkurë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri tjetrin, e para që fillimi i luftës, ku ka njoftuar se Pekini do të dërgojë një delegacion për një zgjidhje politike të krizës.
“Kam pasur një telefonatë të gjatë dhe domethënëse me Presidentin Xi Jinping. Besoj se kjo bisedë telefonike, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Kinë, do t’i japë një shtysë të fortë zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Zelensky në Tëitter .
Xi Jinping tha se Kina do të dërgojë të dërguar të posaçëm në Ukrainë dhe do të zhvillojë bisedime me të gjitha palët për të zgjidhur krizën. Sipas televizionit shtetëror kinez, presidenti Xi raportohet se i ka theksuar homologut të tij ukrainas se Kina po tërhiqet për paqe. Kjo është arsyeja pse ai do të fokusohet në promovimin e bisedimeve të paqes dhe do të bëjë përpjekje për një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur.
Duhet të theksohet se Kina zyrtarisht mbetet neutrale në konfliktin e luftës, por Xi nuk e ka dënuar kurrë pushtimin rus. Në shkurt, Pekini prezantoi një dokument me 12 pika që bën thirrje për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.
Zelensky ka thënë vazhdimisht se është i hapur për bisedime me homologun e tij kinez Xi. Në fakt, në fund të marsit të kaluar, menjëherë pas takimit të Xi Jinping me Putinin në Moskë, ai i kishte bërë një ftesë të hapur presidentit kinez për të vizituar Kievin./abcnews.al