Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi: Ukraina ka nevojë për sisteme moderne raketash

schedule02:04 - 14 Qershor, 2022

schedule 02:04 - 14 Qershor, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë për më shumë ndihmë, duke thënë se Ukraina “ka nevojë për sisteme moderne raketash mbrojtëse”.

Zelenskyy tha se “objektivi kryesor taktik” i Rusisë nuk ka ndryshuar, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë në Lysychansk, Bakhmut, Slovyansk, në perëndim dhe jugperëndim të qytetit Sievierodonetsk.

“Ushtria ruse po përpiqet të dislokojë forca rezerviste në Donbas. Por, çfarë rezervistësh mund të kenë ata tashmë? Duket se do të hedhin në betejë rekrutë me përgatitje të dobët dhe të tjerë që janë mobilizuar fshehurazi. Gjeneralët rusë i shohin njerëzit e tyre thjesht si mish për top, që iu duhen vetëm për të arritur avantazhin në numra, në njerëz dhe në pajisje ushtarake”, tha Zelensky.

Më herët gjatë ditës së sotme, zyrtarë nga qeveria ukrainase bënë të ditur se diku tek 100 deri në 200 trupa ukrainase vriten çdo ditë në luftë.

Këshilltari i Presidentit, Mykhailo Podolyak tha se Rusia po “përdor çdo gjë jo-bërthamore në front”.

Kurse, presidenti i vendit, Volodymyr Zelenskyy u shpreh të hënën se Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të forcuar sulmin në qytetin Severodonetsk, ku aktualisht po zhvillohen luftime të ashpra “ në çdo metër, si dhe Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.

Ndërkohë, është bërë po ashtu e ditur se Ukraina ka identifikuar rrugë alternative për të eksportuar ngarkesat me drithëra.

“Ne po bëjmë çmos për të siguruar që ato 22 milionë tonë drithë që tani janë të bllokuara nga Rusia në portet e Ukrainës do të arrijnë në destinacionin e tyre”, tha për Reuters të dielën

Zëvendësministri i Jashtëm dhe Shefi i Transformimit Dixhital Dmytro Senik, gjatë një samiti aziatik të sigurisë në Singapor./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!