Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të riparojë dëmet në infrastrukturën e goditur nga sulmet raketore të Rusisë sot, ndërsa lavdëroi bashkatdhetarët e tij për qëndrueshmërinë e tyre.
“Ne do të riparojmë gjithçka dhe do të kapërcejmë gjithçka sepse jemi një popull i paepur”, tha Zelensky në një video-mesazh të shkurtër të postuar në Telegram.
Pasi falënderoi Parlamentin Evropian për rezolutën që etiketon Rusinë shtetërore sponsorizuese të terrorizmit, presidenti ukrainas tha: “Rusia i dëshmoi të gjithë botës se kjo është e vërtetë duke lëshuar 67 raketa kundër energjisë dhe infrastrukturës dhe popullit tonë. Rezultati është tragjik, shumë të lënduar dhe të vdekur”. /abcnews.al