Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka kërkuar kompanive spanjolle që nuk kanë ndaluar ende aktivitetin në Rusi të tërhiqen nga atje.
Gjatë fjalimit në parlamentin spanjoll, Zelensky përmendi gjithashtu bombardimin e vitit 1937 të qytetit bask të Guernikës nga avionët e luftës naziste.
Lexo edhe: Zelensky në Parlamentin spanjoll: Lufta në Ukrainë është si masakra e Guernikës
Pas fjalimit të tij në OKB, ai u shfaq para deputetëve në Madrid nëpërmjet një video lidhjeje, ku tha se qindra mijëra ukrainas po jetojnë në frikë pa ujë, ushqim dhe pa ilaçe.
Zelensky tha gjithashtu se Evropa duhet të vendosë sanksione më të ashpra për të detyruar Rusinë të kërkojë paqe./abcnews.al/