Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Indisë për zbatimin e “planit të paqes” në një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi.
“Bisedova me kryeministrin Narendra Modi dhe i urova suksese për marrjen e presidencës së G20-së”, tha Zelensky në një postim në Twitter.
“Pikërisht në këtë platformë bëra të ditur planin e paqes dhe tani po kërkoj ndihmën e Indisë për ta realizuar atë,” theksoi ai.
/abcnews.al