Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar liderëve perëndimorë që janë takuar në Letoni që të rrisin furnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, sipas mediave të huaja.
“Agresioni rus mund dhe duhet të dështojë. Detyra tani është të sigurohemi që të ndodhë më shpejt. Ju bëj thirrje që të bëni gjithçka për të përshpejtuar humbjen e pushtuesit,” tha Zelensky.
Miliona njerëz kanë mbetur pa ngrohje dhe ujë pas sulmeve të njëpasnjëshme të Rusisë, duke përdorur dronët iranianë mbrëmë.
“Më lejoni t’ju kërkoj të rrisni furnizimin me sisteme të mbrojtjes ajrore në vendin tonë. Ky do të ishte një nga hapat më të suksesshëm kundër agresionit rus dhe ky hap duhet të ndërmerret tani”, përfundoi ai.
/abcnews.al