Zelensky i kërkon Bidenit ta quajnë Rusinë sponsor të terrorizmit

schedule21:36 - 15 Prill, 2022

schedule 21:36 - 15 Prill, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij amerikan Joe Biden që Shtetet e Bashkuara të caktojnë Rusinë si “sponsor të terrorizmit “, raportoi Washington Post.

Biden nuk u angazhua për veprime specifike gjatë kësaj bisede, raportoi gazeta.

Ky karakterizim mund të bëhet në çdo vend që “mbështet në mënyrë të përsëritur aktet e terrorizmit ndërkombëtar”, shkruan Washington Post, duke cituar një buletin të Departamentit të Shtetit.

Lista që Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë si “shtet terrorist ” aktualisht përfshin katër vende: Korenë e Veriut, Kubën, Iranin dhe Sirinë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!