Gjatë një takimi me trupat ushtarakë në lindje të Ukrainës, presidenti Zelensky foli gjithashtu edhe për luftimet në qytetin e vijës së parë të Severodonetsk, sipas BBC.
Forcat ruse kanë një avantazh për sa i përket numrit të ushtarëve, por Ukraina ka “të gjitha mundësitë” për të luftuar dhe për të rimarrë kontrollin e Severodonetsk, tha ai.
Duke iu referuar më gjerësisht rajonit lindor të Donbasit, Zelensky tha se situata mund të bëhet shumë e vështirë për Ukrainën nëse Rusia shënon suksese të njëpasnjëshme. Presidenti ukrainas përmëndi gjithashtu edhe situatën e vështirë në jug, pasi Rusia kërkon të pushtojë qytetin e Zaporizhzhia.
/abcnews.al