Zelensky: Gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

schedule08:07 - 24 Maj, 2022

schedule 08:07 - 24 Maj, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është gati për një shkëmbim të të burgosurve me Rusinë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky tha: “Shkëmbimi i njerëzve është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”.

Ai vazhdoi duke thënë se disa mijëra njerëz ishin tani në robëri pas pushtimit nga Rusia të qytetit port jugor të Mariupolit.

“Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët”, shtoi lideri ukrainas.

“Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”.

Duke u bërë thirrje aleatëve të tij që të bëjnë presion mbi Moskën, ai vazhdoi: “Është e rëndësishme të bëhet presion politik në çdo nivel, përmes biznesit të fuqishëm, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes këtyre kërcënimeve të intensifikohet në mënyrë aktive shkëmbimi i njerëzve tanë për ushtarakët rusë.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!