Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zelensky, gati për marrëveshjen e mineraleve”/ Trump: Kërkon të vijë në Washington, koha t’i japim fund luftës

schedule04:50 - 5 Mars, 2025

schedule 04:50 - 5 Mars, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se Ukraina është gati për marrëveshjen për mineralet e rralla dhe paqen me Rusinë.

Në fjalën e tij në Kongresin Amerikan, Trump u shpreh se homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky i dërgoi një letër, ku i kërkonte të vinte në Washington.

“Ka shumë zhvillime në Lindjen e Mesme. Miliona urkainas dhe rusë të vrarë e të plagosur në këtë luftë 3-vjeçare, duket sikur nuk ka fund. SHBA ka dhënë fonde për mbrojtjen e Ukrainës. Doni të vazhdoni edhe për 5 vjet? Oh, jui demokratët thoni po. 2 mijë njerëz vriten çdo javë. Unë dua ta ndal këtë gjë. Ne kemi shpenzuar 350 miliardë dollarë, Europa ka shpenzuar 100 miliardë dollarë. Po merremi vesh me ta. Mora një letër nga Zelensky pak më parë, Ukraina është e  gatshme për tryezën e negociatave. Ukraina është gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla. Kemi pasur diskutime me Rusinë, ata janë gati për proces paqeje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!