Zelensky: Fronti duhet të forcohet, NATO i kupton nevojat e Ukrainës

schedule22:12 - 3 Tetor, 2024

schedule 22:12 - 3 Tetor, 2024

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka biseduar këtë të enjte me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, që është vizita e tij e parë jashtë vendit që kur ai u emërua në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës.

Sot, kreu i ri i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin për herë të parë, menjëherë pas marrjes së kompetencave të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës. Është e qartë se sa e rëndësishme është zbatimi i plotë i secilës prej marrëveshjeve tona të mbështetjes së mbrojtjes që nevojiten për të t’i jepet fund kësaj lufte (me Rusinë),” tha Zelensky pas bisedës me Rutte.

Presidenti i Ukrainës shtoi se mbrojtja ajrore është e rëndësishme për Ukrainën.

“Ne shohim se një nga arsyet kryesore për mungesën e sigurisë në qiejt e Ukrainës, dhe veçanërisht pranë kufijve të NATO-s, është mungesa e vendimeve për punën dhe mbrojtjen e përbashkët. Ajo që funksionon në qiejt e Lindjes së Mesme dhe ndihmon mbrojtja e Izraelit mund të funksionojë edhe në qiejt e pjesës sonë të Evropës”, ​​tha Zelensky.

Ai theksoi se Ukraina do të vazhdojë të bindë partnerët e saj për të futur mjete për mbrojtjen efektive të qiellit.

Zelensky shtoi se “çështja e ftesës së Ukrainës në NATO është vazhdimisht në tryezën e bisedimeve”.

Sipas tij, sot ai ka diskutuar detajet e hyrjes së Ukrainës në Aleancë me Rutte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!