Gati 90 persona janë vrarë në një sulm ajror rus në fshatin Desna në rajonin verior të Ukrainës, Chernihiv, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan The Guardian.
Sulmi, i cili ndodhi të martën e kaluar, shkaktoi 87 viktima, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Javën e kaluar, autoritetet ukrainase thanë se tetë persona u vranë në sulm. Nëse shifra që tha Zelensky është e vërtetë ky është sulmi me numrin më të madh në një sulm të vetëm deri më tani.
Në ditën e sulmit, një zëdhënës ushtarak rus tha se raketa me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë kishin goditur forcat rezervë të Ukrainës në një qendër trajnimi pranë Desna-s dhe në një vend tjetër.
/abcnews.al