Zelensky feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush “imazhi” i rezistencës së ukrainasve kundër Putinit

schedule09:52 - 25 Janar, 2023

schedule 09:52 - 25 Janar, 2023

Presidenti i Ukrainës, Zelensky feston sot 45 vjetorin e lindjes. Zelenksy, i cili shërben si president i Ukrainës që nga viti 2019, u bë  i njohur në të gjithë botën pas pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Përpara se të bëhej president, Zelensky ishte komedian, i cili pati krijuar një kompani prodhimi të emëruar si “Kvartal 95”, kompani kjo që prodhonte filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive, duke përfshirë serialin televiziv “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin Zelensky luajti rolin e presidentit ukrainas.

Zelensky shpalli kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale 2019 në mbrëmjen e 31 dhjetorit 2018, krahas fjalimit të Vitit të Ri të presidentit të atëhershëm Petro Poroshenko.

Si i huaj në politikë, ai ishte bërë tashmë një nga kandidatët kryesorë në sondazhet e opinionit për zgjedhjet. Ai fitoi zgjedhjet me 73.23 për qind të votave në raundin e dytë, duke mundur Poroshenkon.

Presidenti Volodymyr Zelensky tashmë është bërë fytyra e rezistencës së Ukrainës kundër forcave pushtuese të presidentit rus Vladimir Putin.

Si ka ndryshuar qëndrimi i Zelensky-t kundër Rusisë?

Zelensky fillimisht kërkoi të bashkëpunonte me Rusinë kur u zgjodh president në vitin 2019. Ukraina kishte qenë në mosmarrëveshje me Kremlinin që nga viti 2014, kur forcat ruse aneksuan portin e Krimesë në Detin e Zi.

Zelensky u zotua të përmirësojë marrëdhëniet me Putin dhe pati disa suksese të hershme. Ai siguroi një shkëmbim të burgosurish me Rusinë dhe shkoi drejt një marrëveshjeje se si të ndërtohej një marrëveshje armëpushimi e vitit 2015.

Protestat në rrugë kundër planeve të tij e detyruan atë të ndryshojë qëndrim. Diplomatët perëndimorë e paralajmëruan atë se Putin po përpiqej ta detyronte atë të nënshkruante një marrëveshje që do t’i siguronte atij një ndikim afatgjatë mbi të ardhmen e Ukrainës nëpërmjet përfaqësuesve të Rusisë në rajonet separatiste, me qëllim që të ndalonte vendin nga anëtarësimi në BE ose NATO.

Më pas, Zelensky u kthye drejt bindjes së NATO-s për t’u angazhuar në një marrëdhënie më të ngushtë me Ukrainën, ndërkohë që nisi një fushatë popullore për të rifituar kontrollin e Krimesë.

Një person i afërt me të tha se Rusia kishte filluar ta shihte atë si shumë të ngjashëm me Poroshenkon, të cilin ai e pasoi si president, dhe dikë që Moska e shihte si synim për ta shtyrë Ukrainën më afër Perëndimit.

Analistët politikë thanë se perspektiva që Ukraina të rreshtohej më ngushtë me Perëndimin kishte zemëruar Putin, i cili prej kohësh po përpiqej të rivendoste sferën e ndikimit të Rusisë, e cila ishte kufizuar rëndë që nga fundi i Luftës së Ftohtë më shumë se 30 vjet më parë.

Në ditën e pestë të pushtimit, Zelensky tha se populli ukrainas tani po luftonte për t’u bërë anëtare e barabartë e BE-së – me shumë që paguajnë çmimin përfundimtar.

“Ne po japim jetën tonë për të drejtën për të qenë të barabartë,” tha ai, i veshur me një bluzë ushtarake të gjelbër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!