Zelensky: Është e kuptueshme se nuk mund të jemi pjesë e NATO-s për sa kohë jemi në luftë

schedule12:26 - 12 Korrik, 2023

schedule 12:26 - 12 Korrik, 2023

Presidenti i Ukrainës ka deklaruar se është e kuptueshme që Ukraina nuk mund të jetë anëtare e plotë e NATO-s ndërkohë që lufta vazhdon, duke shtuar se situata  është “absolutisht e qartë”.

“Ne e kuptojmë qartë se partnerët po na ndihmojnë me anëtarët dhe ky është një moment mbijetese dhe ne e kuptojmë se disa kanë frikë të flasin për anëtarësimin tonë tani sepse askush nuk është i gatshëm për një luftë botërore që është logjike”,tha Zelensky.

Ai shtoi se Ukraina e kupton se aleatët po ndihmojnë Kievin me armë dhe se sinjalet rreth anëtarësimit në NATO të përmendura në takimet dypalëshe në samit janë “të rëndësishme”.

Zelensky vlerësoi rezultatet e samitit të deritanishëm, por tha se ftesa për anëtarësimin në NATO do të ishte rezultati ideal.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!