Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën, nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus

schedule14:36 - 10 Mars, 2022

schedule 14:36 - 10 Mars, 2022

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim duke u kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet, jo në opinione abstrakte, shkruan BBC

Ai tha se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke theksuar se e di shumë mire se cilët liderë po mbështesin Ukrainën. Duke folur për luftën, ai tha se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë radhazi dhe kanë zmbrapsur sulmet në disa zona kyçe.

Zelensky konfirmoi se tre persona, duke përfshirë një fëmijë, u vranë në bombardimin e maternitetit në Mariupol.

Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare”, tha ai, duke shtuar: “Më është thyer zemra nga ajo që pushtuesit u kanë bërë qyteteve tona, shtetit tonë”.

Rusia dëshiron të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen”. Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë , sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë”.

Kur çdo gjë të marrë fund, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria ka filluar tashmë. 

Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus,” përfundoi presidenti.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!