Zelensky: Do të nënshkruajmë sot një marrëveshje sigurie me SHBA-në dhe Japoninë

schedule11:43 - 13 Qershor, 2024

schedule 11:43 - 13 Qershor, 2024

Ukraina do të nënshkruajë një marrëveshje sigurie me SHBA-në dhe Japoninë në margjinat e samitit të sotëm të G7, tha Volodymyr Zelenskyy.

“Marrëveshjet dypalëshe të sigurisë do të nënshkruhen gjatë takimeve të G7 me Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrin japonez Fumio Kishida,” tha ai në një postim në mediat sociale përpara samitit në Itali.

Marrëveshjet me SHBA dhe Japoninë ishin të pritshme por detajet e plota të secilës prej marrëveshjeve nuk janë bërë publike.

Zelenskyy tha gjithashtu se trajnimi më i shpejtë i pilotëve të avionëve luftarakë, dërgesat më të shpejta të avionëve në Ukrainë dhe furnizimi me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armëve me rrezetë gjatë ishi ndër prioritetet e Kievit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!